Mbajtësja për nevoja të veçanta ENG01 është aksesor sigurie për banjo, i projektuar për të ofruar mbështetje dhe stabilitet për persona me aftësi të kufizuar, të moshuar ose përdorues që kanë nevojë për ndihmë gjatë përdorimit të WC-së.
Ky model ka mekanizëm të palosshëm, që do të thotë se ulet dhe ngritet sipas nevojës, duke kursyer hapësirë dhe duke e bërë shumë praktik për përdorim në banjo. Mbajtëset e tilla përdoren shpesh pranë WC-së për të ndihmuar përdoruesin të ulet ose të ngrihet më lehtë dhe më sigurt.
Karakteristikat Kryesore
✔️ Model: ENG01
✔️ Mekanizëm i palosshëm (ulet dhe ngritet)
✔️ Montim në mur pranë guacës ose dushit
✔️ Ofron mbështetje dhe siguri shtesë
✔️ Strukturë shumë e fortë dhe e qëndrueshme
✔️ Material rezistent ndaj lagështisë
✔️ Ideal për persona me nevoja të veçanta, të moshuar ose rehabilitim